Tirana-Partizani, Luga: Do jetë një ndeshje e hapur, skuadrat do kërkojnë fitoren me çdo kusht

Tirana-Partizani, Luga: Do jetë një ndeshje e hapur, skuadrat do kërkojnë fitoren me çdo kusht

Trajneri Ergys Luga, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për derbin e kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, që do të luhet ditën e mërkurë.

Luga u shpreh se do të jetë një ndeshje e hapur, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Ai tha se Tirana vjen me pak presion, pas humbjes me Teutën, ndërsa për Partizanin deklaroi se është pak më komod.

Mbetet për tu parë nëse Tirana dhe Partizani do e ndajnë mes tyre titullin. Dy skuadra që do futen fuqishëm në derbi për të fituar. Do jetë një ndeshje e hapur. Të dyja do lënë hapësira në fushë. Kanë marrë pikë aty ku nuk pritej dhe kanë lënë pikë aty ku nuk duhej. Nëse Tirana nuk do i kishte lënë ato pikë me Teutën, nuk do vinte në këtë presion. Partizani është pak komod, por nuk është aty ku duhet, sa i përket shënimit të golave dhe atyre të pësuar. Edhe trajneri nuk mendoj se është i lumtur me golat e pësuar.

Ka ndeshje prapë edhe pas derbit, por mund të ndodhi që skuadrat të lënë pikë gjatë rrugës. Mund të përsëritet edhe kjo, që mund të sjellë luhatje të ekipeve. Shikoj edhe Laçin, që i ka mundësitë dhe mund të përbëjë rrezik. Sa i përket ekipeve të tjera, jam pesimist dhe mendoj se do të ndahen 5 me 5 ekipet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy