
Koha po kalon shumë shpejt dhe Manchester United vijon përgatitjet për të ndryshuar rrënjësisht . Drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ janë treguar tepër koherentë dhe e kanë filluar këtë etapë nga stoli , për të cilin pretendohet Mauricio Pochettino .
Argjentinasi nuk e ka të garantuar të ardhmen tek Paris St Germain dhe në të njëjtën situatë është edhe Ralf Rangnick që do ti japë lamtumirën ‘’ Old Traffordit ‘’ në fundin e sezonit.
Ishi i Tottenhamit është një ndër kandidatët për stolin por fillimisht sipas ‘’ The Telegraph ‘’ i ka kërkuar drejtuesve transferimin e Harry Kanes në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Ideja e tij thekson se nuk dëshiron të shkojë në Manchester për shëtitje por të mundohet ta fusë në rrugën e titujve , për të cilat po bëhet gjithçka nga drejtuesit .
Ylli i Tottenham Hotspur prej shumë kohësh tentohet nga ekipet e elitës dhe në disa raste ka deklaruar se pretendon ti bashkohet një projekti ambicioz , kryefjala e të cilit është fitimi i trofeve kolektivë , objektiv që konsiderohet shumë i vështirë për tu arritur me ‘’ Gjelat e Londrës “.
Pavarësisht se 20 herë kampionët e Premier Leagues përbehen nga figura të rëndësishme në majën e sulmit si Cristiano Ronaldo , Edinson Cavani apo Marcus Rashford , këtij Manchesteri i duhet një shtysë për të dhënë rezultatet e pritura .
‘’ Uragani ‘’ mbetet një referencë absolute për Antonio Conten , trainer që sigurisht do të mundohet ta pengojë largimin e Harry Kanes sepse ‘’ The Whites ‘’ janë duke kaluar një moment që lë vend për të shpresuar , nëse analizohet e kaluara e 52 vjeçarit.
15 gola dhe 2 asiste në 32 sfida parashikohet se nuk do të mbesin me kaq sepse tek Tottenhami po përjetohet një situatë e veçantë , me një trainer që e njeh shumë mirë suksesin .



