
Kështu si po rrjedhin ngjarjet është e qartë se Erling Haaland do të jetë një ndër protagonistët absolutë të merkatos vijuese. Norvegjezi është shëndërruar në prioritet për ekipet e elitës dhe pritet një luftë shumë e ashpër për golashënuesin.
Manchester United , Paris St Germain , Manchester City , Barcelona , Real Madridi apo Parisi vijojnë pas derës, por "The Citiziens" duket sikur kanë parakaluar sepse sipas "As" janë gati ta plotësojnë kërkesën e "verdhezinjve", pasi kanë marrë konfirmimin e sheikut Khaldoon Mubarak që kërkon t’ia bëjë këtë dhuratë Pep Guardiolas, sepse e meriton në shenjë të kontributit te bardhekaltërit.
Të jesh në çdo sezon protagonist është një sfidë më vete, por ishi i Barcelonës karakterizohet nga një shpirt luftarak dhe synon gjithmonë trofetë e rëndësishëm dhe nuk ka ngurruar asnjëherë për një sulmues pykë, objektiv i domosdoshëm për anglezët.
Me arritjet tek Borussia Dortmundi, 21-vjeçari mbetet padyshim në fokusin kryesor të merkatos, por fakti se shumë klube potente janë të përfshira, e ndërlikojnë objektivin e Manchester City-t.
Ishi i Salzburgut nuk di të ndalet dhe statistikat janë tejet impresionuese, me 23 gola dhe 5 asiste në 20 ndeshje duke u pozicionuar me të drejtë si një i privilegjuar për të cilin kush do të gabojë me pak dhe do të negociojë, ashtu siç duhet me gjermanët do të mund të shijojë prezencën e nordikut.



