Nis shitja e biletave Shqipëri-Izrael, ja ku mund t’i gjeni

Nis shitja e biletave Shqipëri-Izrael, ja ku mund t’i gjeni

Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael e vlefshme për ndeshjen eliminatore për kampionatin botëror që do të luhet më datë 12-nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, Federata Shqiptare e Futbollit njofton daljen në shitje të biletave për këtë sfidë.

“FSHF ju njofton se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Eliminatore të Kupës së Botës "Rusi 2018", Shqipëri-Izrael, e cila do të luhet më 12 nëntor 2016, ora 20:45 në stadiumin "Loro Boriçi" Shkodër. Biletat mund t'i blini në linkun online: bileta.fshf.org
Afati që mund të pajiseni me biletë është data 3 nëntor 2016

Nëse do të keni vështirësi për blerjen e biletave online, jeni të lutur të paraqiteni për t'i blerë fizikisht në adresat si mëposhtë ose kontaktoni në adresen e-mail: fanclub@fshf.org.al

Tiranë
Dyqani zyrtar i FSHF-së, 
Rruga e Elbasanit (kryqëzimi me Rr. Themistokli Germenji); Orari 10:00-19:00
(e Diela pushim)

Shkodër
Stadiumi Loro Boriçi, Tribuna C4, Rruga Djepaxhiej Nr. 2; Orari 10:00-19:00
(e Diela pushim)

Çmimet e biletave sipas tribunave janë si mëposhtë:
C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë
C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë 
D1, D4 = 2.000 lekë
D2, D3 = 3.000 lekë
A, B = 8.000 lekë
VIP = 18.000 lekë

Ju rikujtojmë edhe një herë për biletat sezonale, FSHF ofron zbritje
prej 15%.
” Shkruan FSHF.

Ky takim është mjaft I rëndësishëm për kombëtaren shqiptare ku synimi I vetëm do të jetë marrja e tre pikëve. Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë në Grupin G me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Izraeli klasifikohen në vëndin e katërt po me gjatë pikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy