Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur rreth orës 20:30 sipas orës lokale të Kazakistanit në Almati të Kazaksitanit pas një udhëtimi të gjatë.
Pas mbërritjes, skuadra kuqezi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore.
I gjithë grupi sipas FSHF është në gjendje të mirë dhe nuk ka asnjë problem.
Kombëtarja do të vazhdojë normalisht përgatitjet të shtunën sipas programit paraprak me seancën zyrtare të stërvitjes një ditë para ndeshjes.
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Kazakistanin më 11 tetor, ndërsa tre dite më pas do të luajë në Lituani. Të dyja sfidat që luhen në transfertë, janë të vlefshme për Nations League.



