Joao Cancelo, në dyshim qëndrimi në Barcelonë

Joao Cancelo, në dyshim qëndrimi në Barcelonë

Edhe pse koha ka kaluar shumë shpejt, e ardhmja e Joao Cancelos ende nuk është zgjidhur.

Kartoni i portugezit është në pronësi të Manchester City-t por negociatat për qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ nuk kanë vijuar me sukses .

Traineri i ri Hansi Flick pretendon ta ketë pjesë të ekipit për të ardhmen por pretendimi i drejtuesve të ‘’ Qytetarëve ‘’ konsiderohet i ekzagjeruar nga spanjollët.

Sipas ‘ Marcas’ , bardhekaltërit kanë përcaktuar afro 30 milionë euro për ta lënë të lirë luzitanin, shifër që aktualisht xhepat e Joan Laportas nuk mund ta përballojnë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Megjithatë, ish fituesit e Champions Leagues duan ti bëjnë një favor Barcelonës, i cili lidhet me zgjatjen e huazimit edhe për një sezon tjetër, të shoqëruar me blerjen e detyrueshme të kartonit të ishi-t të Valencias për të njëjtën shifër.

Pep Guardiola po e pret për fazën përgatitore por ndërkohe 30 vjeçari pretendon të vijojë eksperiencën në Katalunjë.

Anglezët natyrisht do të këmbngulin deri në fund për arritjen e objektivit, pavarësisht situatës jo të mirë të Barcelonës në aspektin ekonomik.

Në sezonin e kaluar Joao Cancelo zhvilloi 42 sfida, të shoqëruara me 4 gola dhe 5 asiste, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë nga momenti në moment.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy