Fitorja ndaj Kukësit, Tetova: Nuk më pëlqeu tërheqja e skuadrës

Fitorja ndaj Kukësit, Tetova: Nuk më pëlqeu tërheqja e skuadrës

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas fitores që skuadra e tij mori ndaj Kukësit.

Tetova deklaroi se përveç momenteve të mira, nuk i pëlqeu tërheqja e skuadrës pas golit të 3-0.

Siç ishin gjërat e mira, kishte edhe kurba loja. Lëshuam pak terren pas 3-0 dhe nuk më pëlqeu. Me ndryshimet që kemi pasur, është e kuptueshme. Nuk më pëlqeu tërheqja e ekipit dhe lufta në një kundër një, në 15 minutat e fundit të pjesës së parë.

Në pushim të lojës, fola vetëm për ato momentet e fundit, kur nuk ishim aty ku duhej.

Aleksi dhe Malota, janë lojtarë të rëndësishëm të ekipit. U bë kohë e gjatë që janë në formacion. Rrugëdaljet nisin nga poshtë. Lojtarët që ishin me Skënderbeun, nuk kishin qarkullimin e topit siç duhej.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy