
Në ditën e pestë të Euro 2020 zbresin sonte në fushë skuadrat e grupit F që është cilësuar si grupi i “ferrit”.

Euro2020” rezervon më në fund për tifozët sfidën e shumë pritur, përballjen më të zjarrtë në fazën e grupeve, Francë-Gjermani. Për herë të parë në histori dy gjigandët europian përballën në fazën e grupeve,
Në mbrëmje në Mynih luhet Francë-Gjermani një sfidë për tu parë e shijuar mes dy ekipeve favorite për fitoren e trofeut. Kampionët e botës në fuqi kanë 16 fitore në 20 ndeshjet e fundit dhe kanë një sulm të frikshëm me Griezmann, Benzema e Mbappe. Trajneri Didier Deschamps kërkon nga futbollistët e tij që të jenë të kujdesshëm dhe efektiv si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Formacionin tekniku tashmë e ka vendosur dhe Franca është e pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur me Gjermaninë.
Ekipi i Joachin Loë është gati për sfidën e parë që do ta luajë në shtëpinë e tij në Mynih duke nisur nga ora 21:00. Me skemën 3-4-2-1 do të zbresë në fushë Gjermania ku formacioni thuajse është i përcaktuar dhe në majën e sulmit do luajnë Muller,Gnabry dhe Havertz. Më shumë se 14 mijë tifozë do shijojnë në stadium spektaklin e Francë-Gjermani.
Më herët në fushë duke nisur nga ora 18:00 po për grupin F zbret Portugalia kampionia në fuqi. Hungaria në shtëpinë e saj në Budapest sfidon luzitanët përpara 60 mijë tifozëve pra praktikisht me stadiumin e mbushur plot. Hungaria nuk e ka mposhtur asnjëherë Portugalinë në 13 ndeshje dhe skuadra është shumë më e re krahasuar me atë që morri pjesë në Euro 2016.



