Mehmeti: Kastrioti agresiv, Partizanin e mora në moment të papërshtatshëm

Mehmeti: Kastrioti agresiv, Partizanin e mora në moment të papërshtatshëm

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Kastriotit. Tekniku kryeqytetas, vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se janë një ekip agresiv.

Ai tha se Partizanin e ka marrë në moment të papërshtatshëm dhe u shpreh se objektivi minimal tani janë Kupat e Europës.

Kastrioti është skuadër e pozicionuar mirë në fushë. Kanë agresivitet të lartë. E interpretojnë mirë futbollin dhe i marrin maksimumin elementëve që kanë. Kanë bërë shumë mirë. Po t’i referohemi ndeshjes që kemi dal barazim, kemi pasur mundësitë tona. E rëndësishme është që të kemi vazhdimësi dhe të mos përsërisim gabimet që bëmë me Egnatian.

Sfida e zhvilluar që kemi bërë me Kastriotin kemi pasur situata përpara portës. Punoj vazhdimisht. Edhe me Egnatian kemi shkuar përpara portës dhe me 10 lojtarë dhe me 9 lojtarë. Vetëm në rastet që kemi pasur duhet të ishim më të qetë. Ky është element që duhet ta zgjidhin vetë. Trajneri bën taktikat që t’i çoj deri atje, pastaj lojtarët e zgjidhin vetë.

Skuadrën e kam marrë në moment të papërshtatshëm. Skuadra ka pasur si objektiv të dilte kampion në fillim të sezonit. Objektivi minimal janë Kupat e Europës.

Një skuadër teknike që organizon manovër sulmuese kërkon cilësinë e fushës. Të dyja skuadrat nisen me të njëjtën situatë. Gjatë gjithë kohës jam munduar me një skuadër që ta përgatis në aspektin psikologjik, për të mos nxjerrë justifikime. Në momentin që një skuadër justifikon situatat, nuk ka mentalitet fitues.

Skuka ka bërë mirë. Është duke u rritur për sa i përket vlerave të tij individuale. Ai ka pasur dhe mbështetjen e grupit. Mungesa e tij është e rëndësishme, por të jeni të bindur që Partizani ka element shumë të mirë, që do të kërkojmë të ndryshojmë dhe manovrën sulmuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy