
Napoli ka pësuar humbjen e parë sezonale në kampionat, teksa është mposhtur ditën e sotme nga Ineri me rezultatin 3-2.
Në “San Siro”, ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku ashtu siç pritej nuk mungoi loja e bukur.
Napoli kaloi në avantazh i pari me Zielinski në minutën e 17-të, por zikaltrit përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me Calhanoglu dhe Perisic.
Në minutën e 61, ishte Lautaro Martinez, që shënoi të tretin për Interin, ndërsa Mertens ngushtoi shifrat në të 78-ën, për 3-2, por vetëm kaq, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Kështu dy vendet e para të renditjes, që mbahen nga Napoli dhe Milani me nga 32 pikë nuk ndryshojnë, ndërsa Interi renditet intreti me 28 pikë.



