Al- Hilal, ofron 100 milionë euro për Darwin Nunez

Al- Hilal, ofron 100 milionë euro për Darwin Nunez

Në orët e fundit, një ekip i Arabisë Saudite është interesuar për Darwin Nunez.

Flitet për Al- Hilal, i cili drejtohet nga i mirënjohuri Jorge Jesus.

Portugezi e kishte nën urdhërat e tij uruguajanin në kohën kur drejtonte Benfikën, i cili konsideron se do të ishte një vlerë e shtuar në metrat e fundit.

Kreu i arabëve Fahad bin Nafil tashmë ka bërë gati çekun prej 100 milionë eurosh për golashënuesin, i cili po zhvillon sezonin e tretë në rradhët e Liverpoolit.

Në vitet e fundit interesi i ekipeve të këtij kontinenti sigurisht ka bindur shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në kontinentin e vjetër, si përshembull Cristiano Ronaldo apo Neymar ndër të tjerë, të cilët i kanë dhënë një tjetër impakt këtij kampionati.

Drupal Ad

Javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për të ardhmen e ishi-t të Almerias, i cili duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në ‘’ Anfield Road ‘’ apo do të bëjë gati valixhet për të nisur një tjetër eksperiencë, në një futboll krejtësisht ndryshe në aspektin cilësor me atë të Europës por në atë ekonomik qartazi bën diferencën.

Referuar sezonit aktual, nxënësi i Arne Slot deri më tani numëron 4 gola dhe 4 asiste në 26 sfida, statistika të vakëta krahasuar me nivelin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy