Karim Benzema shpallet lojtari më i mirë i vitit nga UEFA

Karim Benzema shpallet lojtari më i mirë i vitit nga UEFA

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit  nga UEFA.

Në ceremoninë e shortit të Ligës së Kampionëve  janë ndarë edhe çmimet për më të mirët e futbollit evropian.

Në konkurrencë për lojtarin më të mirë ishin Karim Benzema, Kevin De Bruyne dhe Thibaut Courtois.

Sulmuesi francez mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, duke qenë jashtëzakonisht i shkëputur nga Kevin De Bryjn i cili ishte i dyti me vetëm 122 pikë.

Në vendin e tretë u renditu shoku i tij i skuadrës te Reali, portieri Tibo Kurtua me 118 pikë, ndërsa i katërti ishte Robert Levandovski me 54 pikë.

“Jam shumë i lumtur, është hera e parë që fitoj këtë trofe por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitoj trofe me skuadrën. Ançeloti është trajneri më i mirë në botë, ai i bën gjërat si duhet me çdo lojtar, na jep besim dhe të tregon çfarë të bësh para çdo ndeshje”, tha Benzema.

 

Ndërkohë Aleksandër Ceferinë ka zgjedhur Carlo Ancelottin si trajnerin më të mirë për sezonin 2021/22.

Ancelotti ka falënderuar klubin dhe Presidentin e Realit, Fiorentino Perez dhe tërë familjen e tij.

Ancelotti fitoi me Real Madridin titullin e Spanjës dhe të Ligës së Kampionëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy