Real Madridi, insiston për Marc Guehi

Real Madridi, insiston për Marc Guehi

 Vendimi për të mos e rinovuar kontratën me Crystal Palacen i ka dhënë një avantazh pretendentëve të Marc Guehi-t. 

Për anglezin po lufton fort Real Madridi, një ndër më të mirët e Premier Leagues pa diskutim. 

Parashikohet një ofensivë nga ana e ‘’ Galaktikëve ‘’ për mbrojtësin gjatë merkatos së verës për faktin se Xabi Alonso kërkon të evitojë pakënaqësitë në të ardhmen e afërt. 

Tek kryeqytetasit prapavija ka rezultuar paksa difektoze në sezonet e fundit, pavarësisht rezultateve pozitive dhe presidenti Florentino Perez është vënë në dispozicion të peticioneve të ishi-t të Bayer Leverkusenit. 

Sipas ‘ DefensaCentral ‘, 25 vjeçari është i duhuri për Real Madridin, i cili prej pesë sezonesh mbron ngjyrat e londinezëve. Vendimi i marrë së fundmi e favorizon dukshëm Real Madridin, një ndër endërrat e çdo lojtari. 

Veshja e kësaj fanelle është një privilegj dhe gjithashtu një përgjegjësi shumë e madhe sepse duhet të jesh gjithmonë në lartësinë e duhur. 

Marc Guehi spikat më së shumti për leximin shumë të mirë të lojës, kapacitetin për tu adaptuar në çdo situatë dhe efektivitetin në bllokimin e rivalëve, aspekte që e bëjnë edhe më të dëshiruar nga ekipet e famshëm. 

Ndërkohë, edhe Bayern Muncheni bashkë me Liverpoolin do të zhvillojnë një garë të ashpër për ishi-n e Swanseas, i denjë për çdo ekip elite. 

Transferimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sigurisht do të konsiderohej një hap shumë i suksesshëm në karrierë, duke qenë se liderët e Champions Leagues endërrohen nga çdo lojtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy