Vllaznia është kthyer në një kantier të hapur në këtë merkato vere. Largimet te shkodranët kanë qenë të shumta. I radhës që ka mbyllur bashkëpunimin me kuqeblutë, është mesfushori Kristjan Vulaj. Ky i fundit u afrua me bujë të madhe një vit më parë, por nuk arriti të shpërthejë dot, duke bërë që drejtuesit t’i tregojnë derën. Vulaj kishte firmosur kontratë tre vjeçare, por palët kanë arritur marrëveshjen, për mbylljen e saj me konsensus. Më herët u njoftua edhe mbyllja e bashkëpunimit me mesfushorin Fjoart Jonuzi.



