
Bayern Munchen është duke kaluar një fazë të vështirë në lidhje me të ardhmen . Bavarezët akoma nuk e kanë gjetur strategjinë e duhur për konkludimin e situatës së Kingsley Coman i cili është shprehur i pakënaqur me ofertën e gjermanëve .
Prej shumë muajsh kampionët në fuqi të Bundesligës kanë insistuar në lidhje me këtë çështje por duket se aspiratat e francezit janë të ndryshme dhe drejtuesit e tyre nuk kanë humbur kohë dhe i kanë vendosur çmimin për largimin nga ‘’ Allianz Arena ‘’.
Sipas ‘’ Bild ‘’ drejtuesit e Bayernit janë të ndërgjegjshëm për vlerat e Kingsley Coman dhe kanë përcaktuar vlerën e 85 milionë eurove për kartonin e 25 vjeçarit i cili në të kaluarën i kushtoi arkave t֝ë klubit vetëm 21 milionë euro. Megjithatë Bayerni nuk dëshiron ta largojë sepse do të prishte harmoninë brenda grupit por gjithashtu nuk i janë bashkuar idesë për t’ia plotësuar kërkesat .
Rendimenti impresionues ka tërhequr vëmendjen e Paris St Germain dhe Chelsea , skuadra që nuk i janë shkëputur për asnjë moment kësaj piste dhe mbeten një opsion interesant për vijimësinë . Me vendimin e Bayernit Kingsley Koeman është midis dy zjarresh sepse interesi i ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ është shumë domethënës si në aspektin sportiv edhe në atë ekonomik sepse në krye të tyre janë Nasser Al Khelaifi dhe Roman Abramovich të cilët e kanë treguar ndër vite se mund të bëjnë çdo çmenduri për të përmirësuar organikën.
Ylli i gjigandit të Bavarisë e ka finalizuar sezonin me 39 ndeshje , 8 gola dhe 12 asiste ku edhe një herë ka konfirmuar se është i domosdoshëm për repartin e avancuar .



