
Eksperienca e shkëlqyer tek Leicester City e ka shëndërruar mesfushorin Youri Tielemans në një lojtar tepër të preferuar . Protagonizmi tek ‘’ The Foxes ‘’ sigurisht ia ka zbukuruar karrierën dhe i ka dhënë shanse për të ecur përpara .
Skuadrat e mëdha s’kanë vonuar dhe kanë trokitur në derën e anglezëve për tu informuar më shumë mbi situatën e 24 vjeçarit i cili po shijon momente të mrekullueshme tek anglezët . Liverpooli , Manchester City , Real Madridi dhe Barcelona i kanë qëndruar besnikë kësaj gare të cilës i është bashkuar edhe Arsenali .
‘’ Topchinjtë ‘’ po e analizojnë me kujdes Youri Tielemansin , kontrata e të cilit në ‘’ Kong Power ‘’ merr fund ne 2023-shin dhe vlera e klauzolës për prishjen e saj arrin 40 milionë eurot .
Sezoni aktual është shumë i rëndësishëm për londinezët sepse mund ti japë privilegjin për të luajtur në Champions League , eveniment që mund ti japë përparësi për të firmosur me yllin e Leicesterit pa harruar se konkurrenca për të parashikohet me shumë dyluftime.
Traineri Mikel Arteta nuk ka marrë 100 % nga nxënësit e tij që janë dëmtuar shumë edhe nga niveli i dobët i Thomas Partey dhe Granit Xhakas duke ia vështirësuar objektivat ‘’ The Gunnersave ‘’.
Megjithatë Arsenali po mundohet ti japë një ritëm ndryshe kësaj situate shqetësuese dhe faktet janë evidente sepse ishi i Anderlecht i është bashkuar edhe perlës së Lyonit Bruno Guimaraes , për të cilin edhe Juventusi ka treguar interes.
Youri Tielemans mbetet një opsion i denjë për lojën që zhvillon Arsenali , skuadër që synon domosdoshmërisht rikthimin në Champions League. 6 gola dhe 3 asiste në 24 ndeshje dhe një rendiment për tu duartrokitur e kanë afruar me përfshirjen e mundshme tek një skuadër elite por njëkohësisht duhet patur parasysh se kontrata e firmosur konsiderohet pengesë për pretendentët e Youri Tielemans.



