
Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Vllaznia.
Mehmeti deklaroi se kundërshtari shënoi për shkak të gabimeve të Dinamos dhe shtoi se e pësuan atje ku kishin punuar më shumë.
Më vjen keq si kemi pësuar sot. E nisëm shumë mirë. Kemi gabuar jo sepse Vllaznia nuk e meritoi, por ne e dhuruam. Po të shohim ishim në avantazh dhe humbëm topin. Tregohemi të papërqendruar në goditjet standarde, goli i dytë dhe tretë. Kishim mundësitë tona dhe kur shkuan 2 me 1, por reagoi shumë mirë portieri kundërshtar. Ndodh në futboll. Më vjen keq për mënyrën si u mundëm sot.
Në goditjet standarde, ku kishim marrë masat, e pësuam. Vllaznia dhe në raste të tjera në të tilla situata ka shënuar.
Shkojmë te skuadra e kundërshtarit, kemi pasur mundësi për të ngushtuar rezultatin apo për t’u futur në lojë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.



