
Dihet se merkatoja e verës do të jetë tejet përcaktuese. Gjatë kësaj periudhe priten shumë ndryshime, sidomos tek ekipet me emër.
Një ndër protagonistët e saj do të jetë sigurisht Manchester United, ekip shumë potent në aspektin ekonomik.
20 herë kampionët e Premier Leagues gjenden në një situatë aspakt komode, e reflektuar me renditjen në vendin e 13-të në tabelë, pas 17 sfidave.
Megjithatë për sa i përket Europa Leagues, të quajturit ndryshe ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë në zonën e ekipeve të kualifikuara momentalisht, edhe pse i presin edhe dy sfida përcaktuese, respektivisht kundër Rangersit në shtëpi dhe Steaua Bukureshtit në transfertë.

Traineri Ruben Amorim po jep maksimumin për ta ripozicionuar Manchester United aty ku e meriton, i cili ka bërë një tjetër zgjedhje për mbrojtjen.
Inigo Martinez është një ndër elementët që po spikat me Barcelonën, shumë determinant në prapavijë.
Avantazhi i gjigandëve të Anglisë dhe jo vetëm në këtë rast është se negociatat e ishi-t të Athletic Bilbaos me ‘’ Blaugranët ‘’ deri më tani nuk kanë avancuar dhe këmbanat e alarmit në ‘’ Camp Nou ‘’ kanë filluar të bien.
33 vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në La Liga, fillimisht me Real Sociedadin, me vaskët dhe tashmë ish fituesit e saj.
Pa dyshim për mbrojtjen e ishullorëve është një opsion atraktiv por mbetet për tu parë se si do të përgjigjen drejtuesit e kuq e bluve, me në krye trainerin Hansi Flick.
Barcelona po zhvillon një performancë pozitive në kampionat, e cila momentalisht është tre pikë larg kryesuesve të Atletico Madridit, pas 19 sfidave.



