Disiplina zbulon vendimet, dënim për Partizanin dhe Teutën

Disiplina zbulon vendimet, dënim për Partizanin dhe Teutën

Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar ditën e sotme, vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar.

Partizani dhe Teuta janë dënuar me gjobë, 50 mijë lekë të reja, për mosvendosjen e stemës së Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës.

Egnatia dhe Vllaznia, janë paralajmëruar për sjelljen e gabuar të tifozëve të tyre në ndeshjet e fundit.

VENDIMET:

  1. KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  2. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  4. KF Egnatia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  5. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana B U-19, Xhuliano Markoçi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy