Koronavirusi shtyn Kampionatin Europian 2020

Koronavirusi shtyn Kampionatin Europian 2020

Kampionati Europian i programuar për t’u zhvilluar këtë verë do të shtyhet për vitin 2021.

Vendimi u njoftua nga Federata Norvegjeze e Futbollit dhe u mor nga UEFA për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federata Norvegjeze thotë se turneu është shtyrë në periudhën 11 qershor-11 korrik të vitit të ardhshëm.

Europiani duhet të zhvillohej në 12 qershor-12 korrik të këtij viti, në 12 qytete të ndryshme në të gjithë Europën, që tashmë është shpallur epiqendra e pandemisë së koronavirusit.

Ky hap vjen pasi UEFA, pezulloi në fundjavë të gjitha ndeshjet e vlefshme për Champions League dhe Europa League./BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy