
Klubi i Besës, prej vitesh luan në Kategorinë e Parë, por synimi është të rikthehen në Superiore.
Kavajasit kanë nisur punën për ndërtimin e ekipit që do të kërkojë elitën dhe gjithçka ka nisur nga stoli.

Në pankinë, është emëruar një emër i njohur, si Mirel Josa. Përveç trajnerit, janë afruar edhe dy emra të njohur.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Jurgen Goxha dhe sulmuesin Mentor Mazrekaj.



