Mourinho i hedh sytë tek Stuttgarti

Mourinho i hedh sytë tek Stuttgarti

  I vetëdijshëm se i duhet akoma edhe shumë punë për të bërë tek Roma  ,skuadër që është drejt një revolucioni të madh , me mbërritjen në ‘’ Olimpico ‘’ Jose Mourinho nuk ka hequr kurrë dorë nga ideologjia në funksion të ndërtimit të një skuadre kompetitive.  Ashtu siç quhet ndryshe ‘’ The Special One ‘’ karakterizohet nga uria e pakufijshme për sukses , fakt të cilin nuk ka  mundur ta demostrojë vetëm tek Tottenham  që u konsiderua një prej eksperiencave më të dështuara në karrierë .   Arsyet janë mëse të mjaftueshme për të bërë mirë në sezonin e ri në një merkato ku priten shumë surpriza . Fokusi i rradhës i 58 vjeçarit është tek Stuttgarti . 

Flitet për sulmuesin Sasa Kalajdzic  i cili ka shfaqur një nivel për tu patur zili me gjermanët dhe tashmë do të ketë një mundësi të artë për të bërë hapin e shumpritur në karrierë . Të jesh pjesë e planeve të Jose Mourinhos ka një domethënie të veçantë sepse  mbetet një ndër kockat e forta të trainingut , fakt që do ti duhet ta demostrojë tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ .  23 vjeçari ka shkëlqyer në një kampionat me një koefiçent të lartë vështirësie siç është Bundesliga   dhe sakrificat e pareshtura e kanë dhënë rezultatin e pritur .  Në këtë histori Stuttgarti rrezikon të përsërisë të kaluarën e cila i pezulloi  dy komponentët kyç si Sami Khedira dhe Mesut Ozil që vendosën për Real Madridin . 

Vlera e kartonit të tij është shumë e pranueshme nga arkat e Romës  sepse nuk i kalon 15 milionë eurot dhe duke ditur se kërkesat e Jose Mourinhos janë një detyrim , italianët do ta kenë shumë parasysh këtë lojtar që  ka habitur me  lojën e  zhvilluar .  Traineri i lindur në Setubal është një nga ato personalitete që imponon një respekt shumë të madh kudo që vë këmbët , aspekt që i shërben si garanci romanëve për ta finalizuar ashtu siç duhet merkaton e verës .

17 gola dhe 6 asiste  në 36 takime patjetër që krijojnë shumë përshtypje pozitive dhe pavarësisht se Stuttgart ka humbur shumë pikë në lidhje me progresin gjatë sezoneve të fundit .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy