Roma u mposht ndaj Juventusit ditën e djeshme, në një sfidë ku verdhekuqtë humbën edhe një penallti, ku mund të kishin barazuar shifrat.
Nuk munguan edhe thumbimet e tifozëve të Juventusit ndaj Mourinhos, për shkak të së kaluarës së portugezit, i cili ka qenë pjesë e Interit.
Megjithatë nuk ka munguar edhe një reagim i “Special One”, i cili në një moment gjatë ndeshjes, ka ngritur lart 3 gishtat, duke i kujtuar tifozëve bardhezi tripletën e fituar me Interin në vitin 2010.
Kaq ka mjaftuar, që foto e Mourinho, të qarkullojë me shpejtësi në internet, e cila është komentuar jo pak nga tifozë të futbollit.



