
Covid-19 ka prekur edhe skuadrën e Interit. Klubi zikaltër ditën e sotme ka njoftuar se janë 3 lojtarë që kanë rezultuar pozitiv.
Bëhet fjalë për Alex Cordaz, Edin Dzeko dhe Martin Satriano. Të 3 këta futbollistë janë izoluar, për të mos rrezikuar edhe të tjerët.
Interi do të rikthehet në fushë më 6 janar, ku do të sfidojë Bolognan në transfertë, në një ndeshje ku do të kërkohet vetëm fitorja.



