
Dëmtimi i Dani Carvajal e ka agravuar situatën tek Real Madridi.
Pothuajse ‘’ Galaktikët ‘’ kanë mbetur pa opsione në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe trainerit Carlo Ancelotti i duhet të provojë lojtarë të cilët nuk e kanë pozicionin natyral të tyre.
Gjithsesi, merkatoja e janarit vjen shumë shpejt dhe drejtuesit e spanjollëve po i lëvizin gurët duke qenë se zgjidhja e saj është e domosdoshme.
Tre emra po analizohen deri në këtë moment. I pari është Alexander- Arnold, prej shumë vitesh tashmë pjesë e Liverpoolit.
Por, ‘’ The Redsat ‘’ e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të negociojnë largimin e anglezit nga ‘’ Anfield Road ‘’ për arsye të rëndësisë në 11-shen e trainerit Arne Slot.
Edhe Denzel Dumfries i Interit mbetet një alternativë cilësorë për gjigandët e Europës dhe jo vetëm, një ekip i cili vijon të përmirësohet çdo ditë me ishi-n e Milanit në stol.
Hollandezi ka siguruar një vend titullari të padiskutueshëm tek Interi por kontrata i mbaron në fundin e sezonit dhe për ‘’ Los Merengues ‘’ merkatoja e verës do të jetë një periudhë deçizive për ta arritur objektivin.
I fundit është Juanlu Sanchez, mbrojtës i cili përfaqëson Sevillan. Përshtatja në disa pozicione vlerësohet maksimalisht nga madrilenët dhe për të natyrisht interesi i Real Madridit përbën një sukses më vete.



