
Staron sot kampionati Europian i Basketbollit, i cili ishte planifikuar para një viti, por u shty për shkak të pandemisë. Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur gazetari i sportit, Henri Moja.
Ky i fundit u shpreh se është fatkeqësi, që ky Kampionat Europian nuk do të transmetohet në asnjë televizion në Shqipëri.
Moja deklaroi se duke parë që në këtë Europian, do të marrin pjesë lojtarë nga NBA, pritet që të jetë turneu më i mirë i 20 viteve të fundit.
Është fatkeqësi që Kampionati Europian nuk transmetohet nga askush, pas shumë viteve. Fatkeqësi që ky turne nuk vjen për një publik të madh, por edhe për fëmijët që merren me basketboll. Pritet të jetë Europiani më i mirë, i 20 viteve të fundit. Është ndoshta Kampionati i vetëm Europian, në vitet e fundit, që ka marrë të gjithë yjet e basketbollit. Basketbolli euripian, po shkon gjithnjë e më tepër, drejt atij amerikan.
Kërkohet në fund të fundit, që të argëtohet edhe tifozi që merr biletën. Shumica e basketbollistëve që janë në Europian, luajnë në NBA. Ndoshta këtë vit, bien edhe disa barriera, për skuadrat që në vitet e fundit kanë qenë favorite absolute. Mendoj favorite Francën, Greqinë, Serbinë, po ashtu edhe Sllovenia.
Parashikimi është shumë i vështirë, ndryshe nga sporte të tjerë. Lojtarët që luajnë në NBA, vijnë pas shumë ndeshjeve. Nëse këta lojtarë kryesorë nuk dëmtohen dhe shkojnë deri në fund, mendoj se trofeu do të diskutohet mes kombëtareve që përmenda më sipër.



