Shqipëria ka zbritur sërish në klasifikimin e FIFA-s të publikuar për muajin shkurt. Kuqezinjtë kanë zbritur katër shkallë, duke u pozicionuar në vendin e 55-të të klasifikimit të publikuar sot në ueb-faqen zyrtare të “qeverisë” botërore të futbollit.



