Skënderbeu do fitoren, por Gegën e shqetësojnë mungesat ndaj Teutës

Skënderbeu do fitoren, por Gegën e shqetësojnë mungesat ndaj Teutës

Zbarkimi i trajnerit Skënder Gega te skuadra e Skënderbeut ka sjellë një impakt pozitiv teksa në dy ndeshjet ndaj Laçit dhe Kukësit, juglindorët kanë siguruar dy pikë duke shmangur humbjen. Megjithatë ajo që i intereson në këto momente korçarëve, është vetëm fitorja dhe kjo ka munguar.

Dueli ndaj Kukësit bëri me dhimbje koke trajnerin Gega, i cili nuk do të ketë alternativat e duhura për sfidën e javës së ardhshme në kampionat ndaj Teutës. Frashëri dhe Randy nuk do të jenë në dispozicion të skuadrës ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Tashmë fokusi është zhvendosur tek rikuperimet e Meksit dhe Mensah. Rikuperimi i qendërsulmuesit duket i pamundur për tu arritur dhe kjo përkthehet në një mungesë të madhe për sfidën me bregdetarët. Skënderbeu mbaj vendin e fundit në renditje në kuotën e 19 pikëve, plot 8 pikë larg zonës “play out”. Presioni është në rritje në radhët e të besuarve të trajnerit Gega.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy