
Aventura e Mevlan Adilit në Rusi ka zgjatur vetëm pesë muaj. Mbrojtësi ka njoftuar largimin nga skuadra ruse e Khabarovsk, me të cilët u aktivizua vetëm në shtatë ndeshje.
Adili ka mbyllur kontratën dhe tashmë është lojtar i lirë. Futbollisti është një opsion i mirë për klubet e Superiores, pasi e njeh mirë kampionatin.
Nuk përjashtohet një rikthim te Vllaznia, ku u largua në gusht, por mund t’i bënte punë edhe Tiranës, që ka shfaqur probleme në prapavijë, apo edhe Partizanit. Momentalisht këto janë 3 skuadrat që përfliten se mund të transferohet Adili.



