Aouar afër Milanit

Aouar afër Milanit

 Pas Real Betisit , Milani ka rezultuar pretendenti më serioz për transferimin e Houssem Aouar në ‘’ San Siro ‘’.

Kuqezinjtë asnjëherë nuk e kanë anashkaluar vëmëndjen nga mesfushori , i cili prej vitesh tashmë konsiderohet një ndër më të mirët e Lyonit dhe Ligue 1.

Besohet se fundi i sezonit , ekzaktesisht në 30 qershor, datë kur 24 vjeçari do ta përfundojë kontratën me ‘’ Les Gones ‘’, do të jetë fillimi i një etape të re në karrierë, në sajë të kontributit të dhënë ndër vite tek francezët.

Për italianët do të jetë një shans që s’duhet humbur për ta transferuar Hossem Aouarin me parametër zero , i cili është në një moment shumë të rëndësishëm në karrierë, që mund të shoqërohet me kalimin tek një ekip elite.

Por s’duhen nënvlerësuar as ‘’ Los Verdiblancos ‘’ , drejtuesit e të cilëve vijojnë maksimalisht të përqëndruar për arritjen e akordit por momentalisht ‘’ Djalli ‘’ është më i avantazhuar për yllin e francezëve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy