
Belgjikë ka marrë nje fitore spektakolare në përballjen e sotme përballë Tunizsë duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-2 në favor të “djajve të kuq”.
Ashtu siç kuptohet nga rezultatin, kombëtarja e Belgjikës e ka dominuar gjatë gjithë 90-minutave plotësisht takimin, duke shënuar golin e parë që në minutën e 6 me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Hazard.
Lukaku ka arritur të shënojë edhe dy herë të tjera, para se Hazard dhe Batshuai të vulosnin fitoren e thellë të Belgjikës.
Me këtë fitore, belgët kryesojnë grupin G me 6 pikë të plotë, ndërkohë që ndeshjen tjetër luan ndaj Anglisë.
Në këtë mënyrë Belgjika tregoi dhe njëherë forcën e saj duke u futuar mes ekipeve që mund të jetë një nga surprizat më të bukura të këtij kampionati Botëror.



