Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi ndaj Kukësit.
Tetova tha se është i lumtur vetëm për fitoren, ndërsa tregoi edhe arsyen për ndryshimin e skemës.
Sipas tij, ekipi në minutat e fundit, ka një tërheqje dhe do mundohen ta përmirësojmë.
Një fitore shumë e rëndësishme për ne. Nuk ishim në 100% të asaj detyre që unë i jap për çdo ndeshje. Sot jam i lumtur vetëm për fitoren.
Sot kishim rrotacion, sepse Zejnullai kishte shpenzuar shumë. Ahmetaj ishte jashtë, për shkak të gripit dhe nuk mund të luanim dot 4-3-3. Kemi humbur shumë topa të thjeshtë dhe kjo mendoj se na ndëshkoi te goli i parë i pësuar.
Po vuajmë në 15 minutat e fundit. Ka një tërheqje të ekipit, jo nga mua. Në çdo ekip ndodh që duan të ruajnë rezultatin. Do mundohemi ta përmirësojmë dhe mos kemi të tilla probleme.



