UEFA gjobit FSHF-në, shkak bëhen flakadanët në ndeshjen e Shqipërisë

UEFA gjobit FSHF-në, shkak bëhen flakadanët në ndeshjen e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar këtë të mërkurë, se ka marrë një gjobë nga UEFA, për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Shkak për këtë, janë bërë ndezja e flakadanëve, në një sektor të stadiumit “Air Albania”. NJOFTIMI I FSHF: Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 21,250 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2024, Shqipëri-Moldavi, e luajtur në stadiumin “Air Albania” më 17 qershor 2023. Sipas “FSHF”, penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, që ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, duke shkaktuar kështu trazira dhe situata krejtësisht të evitueshme. FSHF gjen rastin t’u bëjë apel të gjitha grupimeve dhe tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e incidenteve që mund të sjellin penalitete financiare dhe jo vetëm për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar. Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy