Odise Roshi nis një aventurë të re, teksa në sezonin e ardhshëm do të luajë në Turqi. Futbollisti i Kombëtares është prezantuar ditën e sotme te Boluspor. Këta të fundit militojnë në Ligën e Parë dhe pjesë e tyre janë dy shqiptarë të tjerë, Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.
Roshi ka firmosur një kontratë 1+1 dhe do të provojë për herë të parë në karrierë në eksperiencë në Turqi.
Gjatë karrierës së tij 30-vjeçari, është aktivizuar me Apoloninë dhe Flamurtarin në Shqipëri, ndërsa ka luajtur gjithashtu me Koln dhe Frankfurt në Gjermani, me Rijekan në Kroaci, Akhmat Grozny në Rusi dhe me Diosgyor në Hungari.



