Goditja e trajnerit të Partizanit, Mërgjyshi: Ndeshja duhej të ndërpritej

Goditja e trajnerit të Partizanit, Mërgjyshi: Ndeshja duhej të ndërpritej

Ndeshja e Superligës mes Laçit dhe Partizanit përveç lojës interesante riktheu edhe njëherë precedentët e dhunës në futbollin shqiptar. Kjo pasi në përfundim të ndeshjes së parë disa tifozë në tribunën ‘vip’ goditën me sende metalike trajnerin e portierëve të Partizanit, Bozhiqi.

Ky episod është konsideruar si i papranueshëm nga Artan Mërgjyshi, ish-trajner i shumë skuadrave në Superligë. I ftuar në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV Mërgjyshi deklaroi se në atë rast ndeshja duhej të ndërpritet, pasi me atë klimë nuk mund të luhej futboll.

‘Organizatorët duhet të marrin masat ose të ndërpresin ndeshjen. Në këtë mënyrë nuk vazhdohet,’-është shprehur Mërgjyshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy