Juventus në bisedime me Berardin

Juventus në bisedime me Berardin

Sezoni jo i mirë i Juventusit në aspektin e përgjithshëm i ka ndërgjegjësuar drejtuesit se duhet të jenë më efikasë gjatë merkatos për të triumfuar  në të ardhmen .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ prej dy vitesh është distancuar nga trofetë , fakt i patolerueshëm dhe tashmë puna ka nisur për ta ndryshuar këtë situatë.

Sassuolo është ndalesa e rradhës e torinezëve sepse sulmuesi Domenico Berardi ka fituar me meritë shumë pikë për të ardhmen dhe sipas Gianluca Di Marzios është shpërbyler nga interesi i juventinëve .

Duke qenë se për transferimin e Angel Di Marias italianët kanë hasur vështirësi, duan t’ia vënë kapakun kësaj historie me kalimin e 27 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’  pavarësisht se Milani i ka filluar tashmë negociatat me talentin e kombëtares ‘ Azurre ‘’. 

Niveli mbresëlënës në sezonet e fundit pavarësisht se në aspektin kolektiv nuk i ka garantuar pothuajse asgjë Domenico Berardit , në atë individual ka shkaktuar interesin e një Juventusi që s’do të humbasë më tepër terren .

Megjithatë duke qenë se sulmuesi nga Cozensa e ka kaluar të gjithë karrierën tek Sassuolo , një ndryshim ambjenti do të ishte paksa i vështirë por jo i pamundur pasi Juventusi garanton fitimin e trofeve dhe sigurisht pjesëmarrjen në Champions League , turne të cilin çdo lojtar e ëndërron dhe me ish rekordmenët e Scudettos Domenico Berardi e ka të sigurtë .

15 gola dhe 13 asiste në 34 sfida flasin për një lojtar shumë cilësor pavarësisht se Sassuolo konsiderohet e nivelit mesatar dhe  Juventusi meriton vëmëndje maksimale sepse gjithmonë ka bashkjetuar me suksesin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy