Duka: Qeveria do gjejë kohë për Ligën Profesioniste deri në fund të vitit (VIDEO)

Duka: Qeveria do gjejë kohë për Ligën Profesioniste deri në fund të vitit (VIDEO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolllit Armando Duka ka mbajtur sot një konferencë ‘online’ duke marrë shkas nga përzgjedhja e stadiumit Air Albania si pritës i finales së Conference League, kompeticionit të organizuar nga UEFA që do të marrë jetë në sezonin 2021-2022.

Duka tha se përzgjedhja erdhi si pasojë e investimeve në infrastrukturë dhe besimit që ka UEFA te organizimi që mund t’i bëjë Shqipëria. Ndërkohë presidenti i FSHF-së foli edhe për premtimet që qeveria ka dhënë për Ligën Profesioniste, e cila ishte për disa muaj në bojkot. Sipas Dukës megjithëse me vonesë qeveria do të mbajë fjalët për premtimet deri në fund të këtij viti.

“Shqipëria organizon finalen e UEFA Conference League – UEFA la vlerësuar punën e Federatës ndër vite si partner serioz, ka vlerësuar infraskturën tonë në Shqipëri  dhe investimet që janë bëra. Nuk është ndikim i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv. Është puna e FSHF-së që ka bindur UEFA. Kemi bindur që mund ta bëjmë, jo vetëm të konferencës së Ligës, por dhe të tjera.

Qeveria nuk është vënë në lëvizje për plotësimin e kërkesave të LP-së – Nuk dua ta besoj që është kështu. Rikthimi i futbollit, rikthimi në fushë u bë me kontributin tim dhe me kontribun e kryeministrit të Shqipërisë. Unë dua të besoj që akoma ka ditë deri në 31 dhjetor që ka kërkesa dhe sporti shqipar në përgjithësi të plotësohen. Ato kërkesa janë kërkesa minimale, kryeministri e ka pritur mirë, ka thënë pse jo të ketë Shqipëria një ligj sponsorizimit. Nuk cënohet buxhetin shqiptar, sesa gjërat që dëgjojmë tani janë më të kushtueshme. Shenjat deri më sot nuk ka patur, qeveria ka patur probleme të tjera, por do të mendojë dhe për ne,”- deklaroi Duka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy