Erbim Fagu: E merituam fitoren ndaj Dinamos, na barazuan me dy gabime

Erbim Fagu: E merituam fitoren ndaj Dinamos, na barazuan me dy gabime

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas ndeshjes së fituar 3-2 ndaj Dinamos.

Sipas tij, bardheblutë e merituan fitoren, ndërsa shtoi se 2 golat e barazimit erdhën pas dy gabimeve.

Dua të komplimentoj lojtarët për sot. Rezultati 2-0 është i rrezikshëm pasi futesh në tension nëse pëson. Dy gabime dhe na barazuan. Megjithatë reaguam shpejt duke bërë golin e tretë. Ishte një fitore e merituar. Nuk u tërhoqëm pas barazimit, ashtu vjen loja vetë, nuk u dhashë unë udhëzim.

Ishte zgjedhje taktike, ndryshuam rreshtimin. U fut Njadovski dhe ishim me 3 mbrojtës.

E kisha studiuar Dinamon dhe duke parë Kaçorrin që luan me shpinë nga porta, Mici ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, ka eksperiencë. Rezultoi me sukses.

Pauza na shërben pasi lojtarët kanë qenë të ngarkuar. Na bën shumë mirë, vjen në momentin e duhur.

Objektivi jonë është ndeshja e radhës me Teutën dhe Skënderbeu që duhet ta kalojmë në renditje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy