Deliallisi: Portieri i dha barazimin Teutës, na duhet një sulmues

Deliallisi: Portieri i dha barazimin Teutës, na duhet një sulmues

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes me Teutën, ku skuadra e tij barazoi pa gola.

Sipas tij, shijakasit dominuan ndeshjen, por portieri kundërshtar i dha barazimin Teutës. Gjithashtu Deliallisi deklaroi se Erzenit i duhet një sulmues.

Dua të komplimentoj djemtë për mundin, sepse ishte një ndeshje e dominuar në momente të caktuara. Në momentin kur mungon konkretizimi, rrezikon ta humbasësh ndeshjen. Portieri ka merita për barazimin e Teutës.

Na mungon një sulmues. Kemi 12 javë që flasim për kët. Jam i kënaqur me ekipin, por kur topi nuk hyn në rrjetë, ndjejmë keqardhje. Puna e trajnerit është që ta çojë topin deri te porta kundërshtare.  Nuk më kënaq pika me Teutën. Në çdo ndeshje futemi për të dhënë maksimumin dhe për fitore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy