
Pas huazimit të Romelu Lukakut, drejtuesit e Interit dhe Chelseat kanë krijuar marrëdhënie të shkëlqyera , të cilat ndoshta mund të prodhojnë rezultate gjatë verës.
Hakim Ziyech vijon të jetë pjesë e listës së Simone Inzaghit, i cili fillimisht me Frank Lampardin e më pas nën drejtimin e Thomas Tuchelit dhe Graham Potterit nuk ka bindur me lojën e tij.
Tashmë dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ i janë hapur mesfushorit , i cili mund të shëndërrohet në zëvëndësuesin ideal të Ivan Perisicit , lojtar që vendosi për Tottenham Hotspurin në verën e kaluar.
Largimi i deklaruar i Milan Skriniarit mund të jetë çelësi i arritjes së akordit me ishi-n e Ajax Amsterdamit pas një eksperiencë jo të mirë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ .
Zikaltërit janë të bindur se mund ta kthejnë gjithëka në favorin e tyre në sezonin vijues , sidomos në Scudetto, kampionat në të cilin do të kenë një detyrë të vështirë për arsye të konkurrencës së ashpër dhe merkatoja konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme për arritjen e objektivave në të ardhmen.
Marokeni la shenjë në Botërorin e Katarit, kombëtarja e të cilit kundër çdo parashikimi arriti deri në gjysëmfinale dhe natyrisht ishte një ndër më të mirët e afrikanëve , të cilët eleminuan Spanjën dhe Portugalinë.



