Tahiri: Kategoria e Parë me 16 ekipe, për të përforcuar Superioren

Tahiri: Kategoria e Parë me 16 ekipe, për të përforcuar Superioren

“Kategoria e Parë u bë me 16 ekipe për të përforcuar Superioren”, thotë Ermal Tahiri. Ish-futbollisti në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Kategoria e Parë nuk është ende në nivelin e elitës, duke marrë si shembull Dinamon që largoi të gjithë lojtarët në elitë.

“Këto ndeshje të Kupës së Shqipërisë janë festë për ekipet e Kategorisë së Parë. Shumë ekipe japin maksimumin me lojtarët që kanë. Unë do isha dakord që këto të ishin ndeshje teke. Do ishte më e bukur, se sa në Kupë të zhvillohen ndeshje me vajtje-ardhje. Gjithmonë në ndeshjet e Kupës futen lojtarët që kanë më pak minuta. Ka momente që kjo tregon, që lojtarët që janë në stol nuk janë në nivele me ata titullarët. Kategoria e Parë e këtij viti do jetë nga kampionatet më të forta. Nëse do ishin ndeshje teke, Kupa e Shqipërisë do të ishte më e bukur. Kur e bën me një ndeshje, i jep më shumë vlerësim Kupës. E kanë bërë me 16 ekipe Kategorinë e Parë që të përforcojnë Superioren. Dy kampionatet nuk kanë asnjë lidhje. Ende nuk jemi aty, sa të themi që ekipet e Kategorisë së Parë janë në nivel me Superioren. Dinamo doli vjet në Superiore, por asnjë nga lojtarët nuk mbajtën në skuadër. Kategoria e Parë e sezonit të kaluar ishte shumë e dobët.”, u shpreh Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy