
Në orët e fundit Bernardo Silva ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Mesfushori do të largohet nga Manchester City në qershor i cili fatkeqësisht nuk e ka arritur rinovimin e kontratës.
Ishi i Monacos do ti japë fund eksperiencës në ‘’ Etihad Stadium ‘’ pas nëntë sezonesh i cili firmosi me ish kampionët e Champions Leagues në verën e 2017-tës për shifrën e 50 milionë eurove.
Fantazisti është formuar në kategoritë inferiore të Benfikës i cili pretendohet nga Juventusi, Barcelona dhe Paris St Germain.
31 vjeçarit nga Lisbona do ti duhet ta mendojë të ardhmen me kujdes duke qenë se vijon të ketë pretendentë edhe në Major League Soccer dhe Arabinë Saudite.
Referuar eksperiencës me bardhekaltërit duhet shtuar se Bernardo Silva ka fituar çdo trofe në aspektin kolektiv, i vlerësuar nga traineri Pep Guardiola ndër vite.
Si në çdo rast tjetër në futboll çdo fillim e ka edhe një fund dhe mund të thuhet se Bernardo Silva ka patur privilegjin të vihet nën urdhërat e një ndër më të mirëve në training.



