Tirana vazhdon të zhgënjejë në kampionat, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Laçit në transfertë.
Bardhbelutë e nisën mirë ndeshjen, teksa e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pasi shënuan Hasani dhe Abazaj. Megjithatë pjesa e dytë ishte histori tjetër, pasi kurbinasit barazuan shifrat falë autogolit të Najdovskit dhe golit të William në fund të takimit.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi që Tirana nuk njeh fitore, pasi mban vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e shtatë me 17 pikë.



