
Përforcimi i repartit të mesfushës do të jetë një prioritet për drejtuesit e Milanit në merkatot vijuese.
Me Paulo Fonsecan në stol ka nisur një tjetër etapë në historinë e kuqezinjve, të cilët synojnë të jenë përsëri protagonistë, në të gjitha kompeticionet.
Për arritjen e objektivave duhen blerë lojtarë cilësorë dhe traineri portugez e ka deklaruar tashmë atë të rradhës.
Flitet për Antonio Blancon, i cili mbron ngjyrat e Deportivo Alaves, pjesë e Real Madridit në të shkuarën.
Për spanjollin po mendohet një ofertë, sigurisht gjatë merkatos së verës, lojtar i cili ka avancuar me sukses në një kampionat që konsiderohet ndër më kompetitivët e Europës.
Në fakt italianët i kanë dhënë ndër vite shumë vëmëndje transferimit të talentëve në ‘’ San Siro ‘’ dhe mënyra sesi luan 24 vjeçari e ka impresionuar trainerin luzitan.
Eksperienca në La Liga e ka ndihmuar për të qenë pjesë e listës së një ndër klubeve më të famshëm të historisë së futbollit, lider në të shkuarën e afërt në Serinë A, aspirues për ta shtrirë protagonizmin edhe në Europë, i cili mungon prej vitesh.
Duhet theksuar se Milani nuk e ka filluar ashtu siç duhet sezonin, në Itali dhe Champions League dhe drejtuesit po mendojnë seriozisht për merkatot vijuese.
Aktuali është i treti për ishi-n e Cadiz tek ‘’ Los Babazorros ‘’ të cilët i ka përfaqësuar një sezon në Segunda Division dhe të tjerët në elitën e futbollit spanjoll.



