
Pas shumë përpjekjesh nga disa ekipe të rëndësishëm tanimë Benjamin Sesko e ka vendosur të ardhmen.
Slloveni dëshiron të transferohet në ‘’ St James Park ‘’, aty ku e pret ekipi më i pasur në botë momentalisht, Newcastle United.
Në veçanti Premier League vijon të jetë një destinacion i preferuar nga çdo lojtar dhe në rastin konkret pas Bundesligës 22 vjeçari do ta provojë veten tek ‘’ Las Urracas ‘’.
Blerja e golashënuesit do ti kushtojë xhepave të sheikut Al-Rumayyan afro 75 milionë euro, një shifër jo problematike për të.
Projekti i pronarit arab lidhet në mënyrë direkte me shëndërrimin e anglezëve në një ndër ekipet më të suksesshëm në glob, fitues të titujve të rëndësishëm në të ardhmen e afërt.
Për arritjen e këtij objektivi janë të domosdoshëm lojtarët cilësorë, të cilët në fakt po bëjnë diferencën në ekipet e tyre respektive.
Ditët vijuese pritet të hidhet firma nga ishi i Salzburgut, një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër.



