
Trajneri Ten Hag, ka fituar trofeun e parë në drejtimin e Manchester United. “Djajtë e Kuq” triumfuan në finalen e Carabao Cup përballë Newcastle United, me rezultatin e pastër 2-0.
Goli i Casemiro në minutën e 33-të dhe një autogol i Botman në minutën e 39-të, i dhanë fitoren Manchester United.
Për United ky është suksesi i gjashtë në histori në këtë kompeticion. Vetëm Liverpooli nëntë herë dhe Manchester City tetë herë e kanë fituar më shumë Carabao Cup.



