
Dështimi me Dusan Vlahovic në janar i ka bërë të reflektojnë drejtuesit e Arsenalit të cilët nuk kanë ndërmend të dorëzohen deri në arritjen e objektivave .
Bashkombasi Luka Jovic është një alternativë nga e cila Mikel Arteta nuk po e shkëput vëmëndjen pasi kërkon ti thotë stop zvarrijtes disa vjeçare të ‘’ The Gunnersave ‘’.
Për londinezët do të jetë një sfidë e vështirë sepse do ti duhet të bindin Real Madridin, ekip që e konsideron prej kohësh largimin e serbit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe kjo lëvizje natyrisht do ti vinte për mbarë palëve të përfshira .
Largimi i Aubameyang nuk është harruar akoma nga ‘’ Topchinjtë ‘’ të cilët janë të detyruar ta mbushin boshllëkun me një goditje cilësore për ti mundësuar 24 vjeçarit përfundimin e eksperiencës në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i cili gjithashtu do të evitonte humbjen e kohës tek një ekip ku nuk konsiderohet .
Investimi 60 milionësh i Florentino Perezit si shumë të tjerë nuk ka rezultuar i qëlluar në shenjë por në futboll gjërat janë të përcaktuara , sidomos në një ekip të këtyre përmasave në të cilin ai që gabon duhet të largohet .
Për më tepër Luka Jovic konsiderohet ndër transferimet më të dështuara në historinë e madrilenëve , dhe 49 sfidat e sezonit aktual të kanalizuara në 3 gola i kanë krijuar një shqetësim të madh Carlo Ancelottit për të cilin humbja e kohës është e pafalshme .



