
Thomas Strakosha do të largohet nga Serie A, ku nga viti 2012 është pjesë e skuadrës së Lazios.
Portierit shqiptar i skadon kontrata në verë dhe ka vendosur të mos rinovojë me të kaltrit. 27-vjeçari me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën ën elitën e futbollit në Angli, në Premier League.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se Strakosha ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Fulham, me këta të fundit që u ngjitën këtë sezon në Premier League. Gjithçka është mbyllur dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë në ditët e ardhshme.



