Martini: Fitoren e sotme do e ndërroja me kualifikimin në Kupë

Martini: Fitoren e sotme do e ndërroja me kualifikimin në Kupë

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas fitores me Tiranën.

Martini e cilësoi ndeshjen e sotme, si të revanshit, pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë. Madje ai deklaroi se fitoren e sotme, do e ndërronte me kualifikimin në Kupë.

Ndeshja e sotme ishte e revanshit. Nuk e harroj eliminimin nga Kupa, pavarësisht pikëve që na duheshin, ekipi ishte i karikuar, luajti mirë, presuam Tiranën. Në Elbasan për Kupë luajtëm më mirë. Nuk jam i kënaqur me mënyrën si shkoi ndeshja. 

Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të prapambetur me Dinamon, ajo do e ndajë rrugën jemi për katërshe apo për të luftuar për poshtë. Në këtë kampionat, me 1-2 fitore shkon lartë. Do ta kërkojmë katërshen, do të luajmë deri në sekondën e fundit.

Kupa më ka dhembur shumë. Do të ishim me Kukësin në gjysmëfinale, mund të fitonim Kupën. Këtë fitore do e ndërroja me kualifikimin e Kupës 100%. Tani si ka ardhur kampionati nuk janë më gjërat në dorën tonë, varemi nga rezultatet e kundërshtarëve.

Kemi lënë shumë pikë rrugës. Unë kisha një besim të jashtëzakonshëm për këtë ndeshje. Kishim një lloj bindje që do të fitonim. Jemi në rrugën e duhur, jemi vonë me rezultatet, por do të tentojmë deri në fund. Ndeshja nesër mes Dinamos dhe Skënderbeut do t’i ketë të 3 rezultatet do ta shikoj këtë duel dhe do të marrim masat e duhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy