Botërori i mundjes në Tiranë, Liçaj: Rezultati më i mirë i kombëtares sonë, vendi i 8-të (VIDEO)

Botërori i mundjes në Tiranë, Liçaj: Rezultati më i mirë i kombëtares sonë, vendi i 8-të (VIDEO)

Trajneri i mundjes Orges Liçaj thotë se në botërorin e sportit të mundjes që po mbahet në Tiranë atmosfera është e jashtëzakonshme pasi marrin pjesë 85 shtete dhe 1500 sportistë.

Duke folur për “MCN Informacion”, ai bëri të ditur se janë 11 sportistë të kombëtares sonë.

Kishim ndeshje shumë të forta, pavarësisht se ne nuk mundëm të shkonim afër podiumit, afër vendit të medaljes.

Një sportisti ynë ishte në vendin e 8-të, humbi me mundësin rumun.

E them me keqardhje që nuk arritëm dot deri në podiumin e medaljeve.

Është eveniment jashtëzakonisht i rëndësishëm, ku të gjithë sportistët përgatiten dy vite më parë për këtë event.

Nuk është aq e kollajtë të marrësh një vend në botë.

Duhet të kemi një lloj trajnimi të dyfishtë me ekipet ndërkombëtare, kjo do të jetë e realizueshme dhe unë e premtoj se brenda dy viteve të ardhshme do të kemi tituj.

Në stilin e lirë u renditëm në vendin e tetë, Bajram Sina U23, në vendin e tetë, ky ishte pozicioni më i mirë i yni.

Ndër titujt fitues vendet e Lindjes mbizotërojnë, Azerbajxhani, Armenia, Rusia apo Irani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy